Stresi s’e ka ndërmend të dorëzohet, menaxheri i tregon vendndodhjen e reperit
AA
Menaxheri i Arkimed Lushajt, Ardian Prenaj, ka folur për Top Channel, ndërsa artisti është shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë.
Menaxheri i reperit “Stresi”, Ardian Prenaj, thotë se artisti nuk mendon të dorëzohet pasi është shpallur në kërkim nga autoritet e drejtësisë në Kosovë.
Prenaj për Top Channel tha se Arkimend Lushaj, ndodhet në Shqipëri, ndërsa theksoi se arsyeja e mosdorëzimit është se ai do të pres që “furtuna” të qetësohet, dhe Prokuroria të bardhë ngjarjen.
Ai pretendon se “Stresi”, nuk ka asnjë lidhje me rrahjen që i është bërë ditë më parë Medi Isenit në një klub nate në Pejë, ku aty performonte Noizy.
Sipas menaxherit, Iseni është rrahur nga një prej anëtarëve të grupit të Noizyt, pasi kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.
“Nuk është dhunuar për konfliktet që ka pasur me Noizyn, por për probleme qe kanë pasur mes të dyve”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, ai mohon kategorikisht akuzën e bërë pak ditë më parë nga Iseni për Top Channel, kur tha se Stresi ka qenë i armatosur.
Publikuan videon e të shtënave me armë në
Gjashtë persona janë ndaluar, ndërsa një tjetër është ftuar në bisedë zyrtare pas të shtënave me armë gjatë një ahengu
Situata në Gostivar po qetësohet, 57 persona kërkuan
Ministria e Shëndetësisë informon se situata epidemiologjike në Gostivar është stabile dhe se po monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente shëndetësore.
RMV kremton Ilindenin, urime për unitet dhe paqe
Maqedonia e Veriut sot shënon festën kombëtare 2 Gushti, Ilinden – Dita e Republikës, një nga datat më të rëndësishme