AA
Në Strugë, në procesin aktual zgjedhor, janë evidentuar parregullsi lidhur me listën zgjedhore. Deri më tani, nëntë qytetarë nuk kanë figuruar në listën e votuesve, përkundër faktit se posedojnë të drejtë vote.
Këta persona kanë dorëzuar ankesë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), mirëpo ankesat e shtatë prej tyre janë refuzuar. Rastet kanë ngritur shqetësime mes qytetarëve për mënyrën e përditësimit dhe verifikimit të listës zgjedhore.
Në raundin e parë të zgjedhjeve, sipas të dhënave nga terreni, rreth tridhjetë qytetarë nuk kanë qenë të përfshirë në listën zgjedhore, duke u privuar kështu nga e drejta e tyre themelore për të votuar./ Alsat.mk
Ardian Hoxha u ka bërë thirrje Qeverisë së Shqipërisë, Prokurorisë dhe SPAK-ut që të ndërmarrin hapa konkretë për zbardhjen e
Integrimi evropian kërkon reforma të guximshme, institucione të forta dhe partnerë të besueshëm. Greqia vlerësohet si një mbështetëse e rëndësishme
Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, mori pjesë në forumin e karrierës “NextGen CareerUp 26”, të organizuar nga Instituti