
Stuhi e fortë godet Çairin – dëme materiale, çatia e ndërtesës përfundon mbi vetura
Një stuhi e fuqishme që goditi Shkupin dhe lagjen Çair ka shkaktuar dëme të shumta materiale, përfshirë ndërprerje të energjisë dhe dëmtime në ndërtesa e automjete.
Nafie Selmani, duke përshkruar përvojën e saj gjatë stuhisë, tha:
“Natyra, ashtu sikurse unë, është e pakorruptuar. Kështu, mjaftoi një erë pak më e fuqishme që të nxjerrë në sipërfaqe pisllëqet e mëkateve institucionale të Çairit. Sot rreth orës 13 nuk gjeta vend-parkimi aty ku doja të parkoja dhe u bëra pak nervoze. Por më vonë pikërisht aty u shkatërruan disa vetura,” u shpreh Selmani.
Nga raportimet, një objekt i ri banesor ka pësuar dëmtime serioze: çatia është shkeputur dhe ka përfunduar në parkingun poshtë ndërtesës, duke dëmtuar disa vetura të parkuara.
Selmani shtoi reflektimin e saj mbi situata të tjera të rrezikshme: “Tash po mendoj: sa shpesh më ka mbrojtur Zoti nga gjëra, situata e njerëz, për të cilat unë s’kam pasur as idenë sa të këqija mund të më kishin ndodhur!” Flaka