Sulejmani: Jemi në një fazë kaosi pa rregulla globale
Profesori universitar, Rizvan Sulejmani në emisionin “Debat në Shenja” tha se për momentin, sipas tij, bota është në një paqe relative, por “pa ndonjë rend ndërkombëtar botëror”.
MARKETING

“Ne jemi në fazën kalimtare prej një kaosi pa rend botëror, jo se ka ekzistuar një e drejt ndërkombëtar, por ka ekzistuar një rend ndërkombëtar, ka përpjekje për të ndërtuar një rend të ri, por për fat të keq nuk shoh asnjë filozofi asnjë ide as parime bazë me të cilët do të funksiononte një rend të ri botëror. Kjo e bën të paparashikueshme të ardhmen, kjo ngjall ankth dhe frikë te elitat politike por jo vetëm te elitat politike, por edhe te intelektualët dhe studiuesit”, tha Sulejmani.
Ai shtoi se sipas mendimit të tij duhet të mësohemi me këtë botë pa rregulla sepse, tha ai, nuk sheh mundësi që shumë shpejtë të vendosen rregulla.