Sulejmani: Strategjia e Trumpit synon prishjen e unitetit të BE-së
Profesori Universitar Rizvan Sulejmani, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se qasja e Trumpit në politikën ndërkombëtare na duket irracionale për neve që jemi trajtua dhe jemi mësuar ta trajtojmë politikën mbi disa parime.
MARKETING

“Por në këtë kaos, sipas shikimit tim ka një rregull. Prishja e BE-së që Trump në mënyrë direkte apo indirekte Trump tenton ta bëj është e qartë. Vetëm pasi do të ishte shkatërru një BE në thonjëza atëherë do të kishte patur mundësi Trumpi si hegjemon mbi parime bilaterale cdo shteti t’i imponoj rregulla të cilat ai vlerëson se janë të nevojshme. Me një BE 500 milionësh i unifikuar vështirë se ai do të mund të imponoj rregulla të cilat do t’i sjellin atijn dhe Amerikës benefit”, tha Sulejmani.
Profesori Sulejmani tha se të gjitha forcat që sot paralajmërojnë devalvimin e BE-së në mënyrë direkte apo indirekte përkrahen nga Qeveria e Trrumpit.
“Logjika është e qartë, pasi të kishte mund ky unitet të prishet atëherë krijohen mundësit dhe hapësira që ai ti shoh si material përpunues për qëllimet e veta”, deklaroi Sulejmani.