Sulmi në Ferizaj/ Ky është personi që u dorëzua në polici, ndalohet 48 orë për “Vrasje të rëndë në Tentativë”
Prokuroria Themelore e Ferizaj ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin për sulmin e djeshëm në Ferizaj ku mbetën të plagosur me thikë 4 persona. Dy vajza të mitura dhe dy persona të rritur.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë në Ferizaj, Vjosa Baftiu.
Baftiu bëri të ditur se ai është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Vrasje në Tentativë”
“Person tjetër i dyshuar që ju ka përshtat profilit të dyshuar në këtë rast. Ka qarkulluar në media me inicialet E.S. Ai është liruara. Ndërsa sot është ndaluar një tjetër person me inicialet S.I. është ndalu në kohëzgjatje 48 orë për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë“, deklaroi Baftiu.
Insajderi ka mësuar se personi i dyshuar për sulmin me thikë ndaj katër personave është Fadil Islami.
Sipas prokurorisë, i njëjti ka precedent penal për veprën penale “Vrasje”
Po ashtu Gazeta ka mësuar se dy vajzat e vogla janë të komunitetin ashkali ndërsa njeri i moshës madhorë është shtetas shqiptar.
Lidhur me këtë rast, Policia në Ferizaj ka arrestuar personin e gabuar dje për sulmin me thikë ndaj katër personave në Ferizaj.
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka sqaruar se personi i dyshuar për këtë vepër është vetë dorëzuar sot në mëngjes.