
Sulmohet polici në Aeroportin e Prishtinës, i dyshuari prangoset

Një polic në Aeroportin e Prishtinës është sulmuar dhe kanosur gjatë kryerjes së detyrës.
Siç raporton policia, qytetari që ka kryer sulmin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, shkruan Insajderi.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Aeroporti i Prishtinës / 09.04.2025 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.