Sulmues islandez në vend të Erling Hallandit, ideja e Guardiolës
Man. Siti ende nuk ka gjetur zëvendësuesin e Zhulian Alvarez, që dy javë më parë u largua tek Atletiko Madrid. Sipas “The Athletic”, emri surprizë që mund të afrohet të “qytetarëve” është një islandez. Duket se kampionët e Anglisë po lëvizin me shpejtësi për të nënshkruar me talentin e lakmuar Orri Oskarsson, që aktualisht luan me Kopenhagën në Danimarkë.
19-vjeçari islandez pritet të jetë zëvendësuesi i Erling Haaland. Oskarsson ka rënë në sy me 6 gola në 9 paraqitje zyrtare këtë sezon me skuadrën daneze, duke përfunduar në shënjestrën e Man. Siti. Pritet që lojtari të transferohet në Premier Ligë për 20 milionë euro para mbylljes së merkatos. Sulmuesi ka realizuare dhe dy gola në 8 ndeshje me kombëtaren e Islandës, një futbollist që konsiderohet një talent.