Sulmuesi gabonez te Marseja, më i mirë se Kilian Mbape
Falë paraqitjeve të tij dhe mbi të gjitha golave të tij, Marseja e Gatusos është ngjitur në renditje dhe është shumë pranë zonës së Ligës së Kampionëve.
Pier Emerik Aubamejang fitoi me meritë çmimin për lojtarin më të mirë të dhjetorit në Ligue 1, me sulmuesin gabonez që la mbrapa Kilian Mbapen dhe Aleksandre Lakazet, protagonistë me Paris Sen Zhermenin dhe Lionin.
Katër gola të shënuar tregojnë se Aubamejang është në formë. 34-vjeçari po luan sezonin e parë në “Vélodrome” (Marsej), ndërsa më parë vlen të përmend se ka luajtur në Francë për Monakon, Sent Etienin dhe Kaenin.