Sulmuesi i Fejnordit flet për interesimin e Milanit
Santiago Himenez ka qenë fantastik në fitoren e madhe të Fejnordit 3-0 ndaj Bajern Munihut në Ligën e Kampionëve. Ylli meksikan ka shënuar dy gola, teksa u shpall edhe futbollisti i ndeshjes ndaj rekordmenëve gjermanë.
Himenez është një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, teksa pikërisht Milani ka shfaqur interesim për shërbimet e tij, por edhe Bajern Munihut. Sulmuesi i Fejnordit, Santiago Himenez ka komentuar thashethemet për largimin e tij të mundshëm nga klubi.
“A mund të jetë ndeshja ime e fundit për Feyenoord? Do të shohim se çfarë do të ndodhë.
Këto janë javë vendimtare, unë e lë gjithçka në dorën e Zotit. Unë e dua Fejnordin dhe i dua këta tifozë që më kanë dhënë shumë që nga dita e parë dhe do t’u jap shumë gola në këmbim”, tha Himenez.
23-vjeçari ka pasur formë të shkëlqyer ku në 18 ndeshje ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. Fejnordi synon që nga largimi i tij të fitoj 45 milionë euro.