
Sulmuesi zviceran te Milani, vazhdon karrierën në Gjermani
Sulmuesi zvicerian, Noah Okafor do të vazhdojë karrierën në Gjermani. Ai largohet nga Milanit për të nisur një aventurë të re në Bundesligë, te Lajpcig.
“Në jetë nuk i dihet kurrë, ndoshta do të shihemi përsëri. Për mua ishte zgjidhja më e mirë. Falë tifozëve të Milanit, unë lë një vend që do të jetë përgjithmonë në zemrën time”, tha Okafor për ‘Sky’ para fluturimit drejt Gjermanisë.
Milani dhe Lajpcig mbyllën marrëveshjen në formë huazimi për 25 milionë euro. Në 18 muajt e tij në Itali, Okafor luajti 52 ndeshje për Milanin, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë pesë asistime. Të gjithë golat erdhën në Serie A dhe tre, të shënuar në minutat e fundit (Udinezë, Lacio dhe Torino), ishin vendimtare.