Super Kupa e Italisë, Napoli sfidon Interin e favorizuar
Interi dhe Napoli do të përballen sonte në finalen e madhe të Superkupës së Italisë në orën 20:00. Trajneri i Napolit, Valter Mazarri nuk pritet të bëjë ndryshime në formacion, ndërsa Stefan de Vrij mund të zëvendësojë Alesandro Bastonin në 11-shen e “nerazzurrëve”.
Si Napoli ashtu edhe Interi u kualifikuan në finale duke fituar 3-0 në gjysmëfinale. Kampionët actual të Serisë A, mundën Fiorentinën ,finaliste të Kupës së Italisë të enjten, ndërsa fituesi i Kupës, Interi mundi nënkampionët e ligës, Lazion.
FORMACIONE TË MUNDSHME
Napoli (3-4-3): Gollini; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus; Mazzocchi, Lobotka, Cajuste, Mario Rui; Politano, Simeone, Kvaratskhelia.
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Acerbi; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.
Një stadium i shitur, por gjithsesi larg adrenalinës së finaleve të luajtura në Itali. Në ditën e Superkupës së Italisë, po ju njohim me disa nga kuriozitetet më interesante në historinë e këtij trofeu.
Kush e ka luajtur më shumë herë
9 – Xhianluixhi Bufon (Juventus 8, Parma 1), Dejan Stankoviç (Inter 7, Lazio 2)
Kush ka shënuar më shumë gola
4 – Paulo Diballa (Juventus)
Kush e ka fituar më shumë herë
7 – Xhianluixhi Bufon (Juventus 6, Parma 1)
Cili trajner e ka fituar më shumë
4 – Fabio Kapello, Simone Inzagi, Marselo Lipi
Më shumë gola në një finale
3 – Andrij Shevçenko (Milan-Lazio, 2004)
Golashënuesi më i vjetër
Edin Xheko (Inter, 36 vjeç e 307 ditë)
Golashënuesi më i ri
Mario Baloteli (Inter, 18 vjeç e 12 ditë)
Goli më i shpejtë
Robi Kin (Inter-Lazio 2000, minuta e 2-të)
Goli më i vonëshëm
Aleksis Sançez (Inter-Juventus 2021, minuta e 121-të)