Superkompjuteri parasheh se kush do të fitojë titullin në Premier Ligë
Edhe pse “Euro 2024” e “Kopa Amerika” kanë vetëm 4 ditë që kanë përfunduar është koha për të menduar për sezonin e ri. Man. Siti fitoi për të katërtën vit me radhë titullin në Premier Ligë, duke vendosur një rekord. Por duket se ky rekord mund të thyhet sërish, me “qytetarët” që shihen favoritë edhe për një titull të pestë radhazi. Të paktën ky është parashikimi i superkompjuterit, që nxjerr skuadrën e trajnerit Pep Guardiola, sërish kampion në Premier Ligë.
Superkompjuteri funksionon duke simuluar çdo ndeshje të vetme 1000 herë për të arritur në një përfundim sa më të saktë që të jetë e mundur mbi rezultatin. Dhe, pas marrjes parasysh të gjërave si forca e ekipit, tregu i basteve dhe rastësia e krijuar artificialisht, lind një tabelë renditje.
Skuadra e Pep Guardiola shihet sërish kampione, madje duke korrur tri pikë më shumë se sezonin e fundit. Ndërsa Arsenali i Mikel Arteta-s parashikohet të kenë të njëjtin numër pikësh, duke u renditur sërish të dytët. Në vendin e tretë do të renditet Liverpulli, që lë pas Man. Junajtedin.