Superkompjutori parashikon fituesin e Premier Ligës, në epërsi kampioni aktual
Një superkompjuter ka parashikuar se kush do të fitojë titullin e Premier Ligës këtë sezon me Liverpullin, Man. Sitin dhe Arsenalin në garë. Të tre klubet kanë qenë në veprim këtë javë, me Arsenalin që fitoi ndaj Notingam Foresti në “Emirates” të martën, falë golave nga Gabriel Zhesus dhe Bukajo Saka.
Megjithatë, liderët e ligës, Liverpullin, fitoi 4-1 ndaj Çellsit, duke rritur epërsinë përsëri ndaj tyre në pesë pikë, po aq sa ka edhe nga Man. Siti, i dyti që fitoi 3-1 kundër Barnlit. Gara për titull tani po nxehet, me Arsenalin gjithashtu të barabartë në pikë me Man. Sitin, dhe shumica e njerëzve po përpiqen të parashikojnë se në cilin vend do të shkoj titulli kampion për sezonin 2023/24.
Sidoqoftë, një superkompjuter nga kompania e njohur “Opta” tani ka bërë shumë punë, pasi parashikoi rezultatin e sezonit dhe fituesin e titullit në Premier Ligën.
Fituesit e tripletës sezonit të kaluar janë aktualisht favoritët për të siguruar titullin me një shans 54%, pavarësisht diferencës që i ndan ata dhe Liverpullin. Man. Siti është forcuar nga rikthimet e dy yjeve, Kevin De Brujne dhe Erling Haland, të cilët të dy u paraqitën gjatë fitores ndaj Barnli.
Arsenalit i jepet aktualisht vetëm 3% mundësi për të fituar titullin e parë të ligës që nga viti 2003/04, pas zhgënjimit të sezonit të kaluar. Tottenham Hotspur dhe Aston Villa u janë dhënë të dyjave shanset prej 0.1% për të përfunduar një tronditje shokuese si kampion të edicionit