Superliga e Europes mund të ketë tashme edhe një datë për nisjen e saj!
Shefi dhe ideatori i saj ka pretenduar se 20 klube janë pajtuar që t’i bashkohen projektit kontrovers dhe që luftohet nga UEFA. Ai beson se tani e kanë mbështetjen e mjaftueshme për të lançuar projektin e ri, i cili ka tronditur të gjithë tifozët e futbollit. Siç raporton “Diario AS”, burime pranë këtij projekti kanë thënë se objektivi i tyre është që Superliga Evropiane të fillojë në shtator të vitit 2025, ku pjesëmarrëse do të jenë skuadrat më të mira të Evropës gjithashtu edhe klubet angleze.
“Ka klube që kanë nënshkruar privatisht projektin dhe që e kanë kundërshtuar publikisht atë. Ka edhe nga ata që mohojnë Superligën e futbollit, por luajnë në Euroligën e basketbollit”, ka thënë një burim i afërt me Superligën, duke iu referuar Bajern Munihut.
I njëjti burim nuk kishte preferuar të jap emrat e skuadrave që dyshohet se kanë rënë dakord për të marrë pjesë në Superligë, por ka bërë me dije se aty bëjnë pjesë ekipe nga ligat kryesore të Evropës.
“Nuk mund të japim emra që të mos i ekspozojmë para UEFA-s dhe vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë thotë qartë se askush nuk mund të hakmerret ndaj atyre që e përqafojnë projektin e ri”, vazhdoi ai.
Në lidhje me këtë, burimi në fjalë ka thënë se më 14 mars, Gjykata Tregtare nr.17 e Madridit, do të japë përfundime edhe më të qarta. Në lidhje me argumentet e UEFA-s që kundërshtojnë rregullat e Superligës, burimi në fjalë ka thënë se “projekti është modifikuar dhe, i hapur, dhe kanë të drejtë pjesëmarrjeje të gjitha ekipet”.