AA
Myrto Uzuni ishte një nga surprizat e bukura të Sylvinhos, në 11-shen titullarë në duelin përballë Serbisë, sfidë të cilët kuqezinjtë e fituan 0-1.
Megjithatë, një tjetër lajm i bukur ka dalë “në dritë” për beratasin.
Sipas “TuttoCagliari”, lojtari ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në një kampionat elita në Europë, për të mbyllur kështu aventurën e tij në SHBA me Austin FC. Kampionati i preferuar i 29-vjeçarit është pikërisht Serie A.
Në elitën e futbollin italian, klubi i Cagliarit ka shprehur interesim serioz për shërbimet e shqiptarit, teksa pritet të shihet çdo të ndodhë. Me Austin, Uzuni ka luajtur 34 ndeshje, duke shënuar 9 gola e asistuar në 3 të tjerë.
Ish-pehlivani nga Saraji, Refet Pajaziti, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e sotme. Sipas
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se po punon intensivisht për të siguruar kushte për evakuimin
Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku