Tahiri: Vetëm krijimi i institucioneve të reja me pajtim politik mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza
Ish-diplomatja Edita Tahiri ka reaguar për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, duke vlerësuar se vendi ndodhet në një gjendje të rëndë që kërkon zgjidhje të shpejtë politike.
Përmes një postimi, Tahiri ka thënë se Kosova është me “gjysmë qeveri e president”, e izoluar në arenën ndërkombëtare, me diplomaci të heshtur dhe ekonomi në vështirësi.
Sipas saj, rruga e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë është krijimi i institucioneve të reja përmes një pajtimi politik ndërmjet partive kryesore.
“Kosova me gjysmë qeveri e president, e izoluar, diplomacia e heshtur, ekonomia përtokë – vetëm krijimi i institucioneve të reja me pajtim politik të partive kryesore mund ta nxjerrin vendin tonë nga kjo gjendje të mjerueshme”, ka shkruar Tahiri.