Tajsoni rreshtohet në anën e Turqisë, u dërgon dhurata futbollistëve
Kombëtarja e Turqisë është duke bërë paraqitje fantastike në Euro 2024, duke siguruar kështu edhe çerekfinalen. Boksieri legjendar, Majk Tajson, ia ka dërguar një dhuratë futbollistëve turk në Gjermani.
Majk Tajsoni i ka firmosur një palë doreza dhe ia ka dërguar futbollistëve të Montellas. Në shenjë respekti, futbollistët e Kombëtares së Turqisë ia kanë dërguar një fanellë të firmosur nga gjithë futbollistët.
Kujtojmë që Kombëtarja e Turqisë të shtunën luan ndeshjen çerekfinale ndaj Holandës./Indeksonline/