Talenti gjerman bind drejtuesit e Realit, Perez gati ofertën e parë
Goli kundër Spanjës në çerekfinale e bëri Real Madridin të dashurohej me Florian Virc. Talenti gjerman, pëlqehet nga gjysma e Evropës, por në orët e fundit drejtuesit madrilenë kanë vendosur të rrisin presionin për të bindur Bajer Leverkuzenin për të shitur futbollistin.
Gazeta iberike “Sport” raporton se për të përfunduar operacionin do të nevojiten të paktën 100 milionë euro.
Pritet të shohim në vijim se çfarë do të ndodh, nëse presidenti Florentino Perez do të tentojë gjithçka për ta sjellë gjermanin në Madrid.