Taravari: Askush s’na ndal, AKI fiton bindshëm në gjithë vendin!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një intervistë për gazetën Lajm ka deklaruar se kandidatët e kësaj partie pritet t’i fitojnë shumicën e komunave ku garojnë, pasi siç thotë ai, këtë e konfirmojnë edhe anketat, bën të ditur PressOnline.al.
Në të njëjtën intervistë, Taravari ka theksuar se Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), pritet të dalë fituese në zgjedhjet lokale të këtij viti.