
Taravari dhe Ramadani takojnë Ambasadorin e BE-së: I shpjeguam pse vendosëm të vazhdojmë në opozitë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është takuar sot me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas. Në takim, Taravari i ka bërë të ditur ambasadorit vendimin e partisë për t’u larguar nga qeveria dhe për të vazhduar veprimtarinë politike në opozitë.
Në deklaratën e tij pas takimit, Taravari theksoi se “angazhimi ynë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet i palëkundur”.
Në takim ishte i pranishëm edhe Sekretari gjeneral i ASH-së, Blerant Ramadani.