Taravari e Nazim Taipi takojnë strukturat e TDP dhe deputetin Bejxhan Iljaz
Kandidati i AKI-së për kryetar komune të Tearcës Nazim Taipi i shoqëruar nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputeti Halil Snopçe kanë takuar strukturat e TDP-së në komunën e Tearcës dhe deputetin Bejxhan Iljaz.
“Bashkë me Kryetarin z. Arben Taravari dhe deputetin z. Halil Snopçe, takuam deputetin z. Bejxhan Iljaz dhe strukturat e TDP-së në Tearcë.
Në këtë takim miqësor diskutuam për programin tonë, ndamë ide dhe u dakorduam për bashkëpunim të ngushtë gjatë katër viteve të ardhshme.
Ky është shembulli i politikës që bashkon. #BASHKË për Tearcën që duam, me Tearcën në zemër!”, ka shkruar Taipi.