
Taravari: Këto që mbetën në Qeveri janë vetëm një gërvishtje për ASH-në
Taravari: Këto që mbetën në Qeveri janë vetëm një gërvishtje për ASH-në
Vetëm një gërvishtje – kështu e cilëson kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pjesën e mbetur të partisë së tij që vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë.
“Nuk kanë bazë, nuk kanë mbështetje. Janë aty vetëm për pozita. Janë vetëm një gërvishtje për ASH-në”, deklaroi Taravari.
Ai i bëri këto komente në edicionin qendror të lajmeve në TV Sitel.
Duke folur për Arben Fetain, Taravari tha se e ka konsideruar si vëlla dhe se ai ka pasur qasje në e-mailin e tij zyrtar dhe në të gjitha fjalëkalimet e rrjeteve sociale.
“Kur u emërua zëvendëskryeministër, të gjithë në parti ishin kundër, por unë u thashë: nuk po votoni për Arben Fetain, por për mua. Tani, veprimet e tij ai i di vetë më së miri. I uroj shumë fat dhe shëndet”, u shpreh Taravari.