
Taravari kritikon qeverisjen aktuale: VLEN u shndërrua në përpjekje të dështuar
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar në përvjetorin e parë të qeverisjes nga koalicioni VMRO-ZNAM-VLEN, duke shprehur zhgënjimin për drejtimin që ka marrë ky bashkëpunim.
“Sot, në 1 vjetorin e qeverisjes nga trojka VMRO-ZNAM-VLEN nuk më mbetet tjetër që me zhgënjim të konstatoj që VLEN nga një projekt i mrekullueshëm u shëndrua shpejt në një përpjekje të dështuar…
Duke qenë pjesë e kësaj qeverie për 11 muaj marr përgjesitë e mia dhe ju kërkoj ndjesë që ndryshimin nuk e çuam dot përpara!
Ndryshim nuk do të thotë të ndryshojnë emrat e partive por mentaliteti i tyre!
Gjithsesi ne jemi të gjithë në kohë nëse jemi në vendin e duhur ndaj ftoj çdo parti të bashkohet me forcën e popullit dhe me të drejtat e tij!
Ngadhnjejmë në tetor i cili është afër, shumë shumë afër!”, është shprehur Taravari. (INA)