
Taravari: Mbulojmë të gjitha shpenzimet për pacientët jashtë vendit dhe familjarët e tyre
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar se të gjitha shpenzimet për trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit do të mbulohen nga qeveria. Po ashtu, ai ka konfirmuar se edhe shpenzimet për familjarët që kanë të afërmit e tyre në trajtim jashtë shtetit do të mbulohen nga autoritetet shtetërore, transmeton zyrtare.net
Taravari ka hedhur poshtë lajmet se familjarët po mbledhin fonde për të mbuluar shpenzimet e pacientëve të trajtuar jashtë vendit, duke i cilësuar këto pretendime si spekulime. Ai ka sqaruar se qeveria ka siguruar gjithashtu udhëtimin për dy familjarë të pacientëve që ndodhen jashtë shtetit për mjekim.
Autoritetet kanë garantuar mbështetje të plotë për të gjithë të prekurit nga tragjedia, ndërsa Ministria e Shëndetësisë mbetet në kontakt të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore jashtë vendit për të siguruar trajtimin e duhur për pacientët, shtoi mes tjerash Taravari. /zyrtare.net