
Taravari: Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, ky shtet do të shkojë Drejt më të Mirës!
Ka nisur zyrtarisht realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës së re Tetovë-Gostivar, me një investim prej 90 milionë eurosh. Në ceremoninë e organizuar për këtë rast morën pjesë Kryeministri Hristijan Mickoski, Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, znj. Angela Aggeler, si dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Taravari e cilësoi projektin si dëshmi se “me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, ky shtet do të shkojë Drejt më të Mirës”, duke theksuar rëndësinë e infrastrukturës moderne për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen mes qyteteve të rajonit perëndimor të vendit.