Taravari në “konak” te Kurti, thotë se pati takim shqiptarësh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kandidatin e VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari i cili ka qenë i shoqëruar nga djali i Arbën Xhaferit, Ilir Xhaferi, si dhe Feta Halimi.
“Tani jemi në Prishtinë për një takim shqiptarësh me simbolikë të Madhe!
Me Ilir Xhaferin pasardhësin e Arbën Xhaferit, me Feta Alimin, trim mbi trima dhe besnik, dhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili është Mbështetës i Kauzës Tonë, Insipirues dhe Shembull i Lëvizjeve të Mëdha!
NDRYSHIMI FILLOI!, ka shkruar Taravari.