AA
Dështimi i koalicionit VLEN – Taravari: Ndërprerje për shkak të mungesës së unitetit
Taravari tha se ndarja nga VLEN-i erdhi si rezultat i përçarjeve të thella ideologjike dhe mungesës së një fryme bashkëpunimi real.
Ai sqaroi se tre nga katër partitë e VLEN-it janë derivate të BDI-së dhe funksiononin si një bllok, ndërsa Aleanca mbetej “trupi i huaj” në atë bashkim. “VLEN ishte një projekt i paqëndrueshëm që nuk mund të sillte ndryshimin e premtuar,” theksoi ai.
Taravari: Koalicioni me VMRO-në dështoi në të gjitha pikat themelore
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët deklaroi se marrëveshja me VMRO-DPMNE-në, e ndërtuar mbi katër shtylla – integrimi evropian, zhvillimi ekonomik, decentralizimi fiskal dhe lufta kundër korrupsionit – ka dështuar plotësisht.
Ai tha se Maqedonia nuk ka bërë asnjë hap përpara drejt BE-së, madje është larguar edhe më shumë nga Brukseli dhe është afruar me Serbinë.
Taravari: Diskriminimi ekonomik ndaj shqiptarëve, alarm për të ardhmen
Taravari denoncoi përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga zhvillimi ekonomik. Ai përmendi rastin e fondeve të huaja ku asnjë kompani shqiptare nuk ka përfituar, duke e cilësuar këtë si një shembull flagrant të diskriminimit ekonomik.
“Në mesin e 200 kompanive që përfituan nga kredia prej 1 miliard euro, nuk kishte asnjë me pronar shqiptar. Kjo është e patolerueshme,” tha ai.
Përfundimisht, Taravari shtoi se gabimet politike duhet të pranohen dhe se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme të reflektojë dhe të ripozicionohet, jo për interesa të ngushta, por për të ruajtur interesin kombëtar dhe përfaqësimin e dinjitetshëm të shqiptarëve në të gjitha nivelet.
Iniciatori i peticionit për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka njoftuar se ka zhvilluar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se evakuimi i shtetasve maqedonas nga vendet e Lindjes së
Përfaqësia e Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) në Maqedoninë e Veriut ka organizuar një program iftari në kryeqytetin Shkup, transmeton