
Taravari në Uashington, pjesë e CPAC – lëvizjes më të madhe botërore për liri!
AA
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët(ASH), Arben Taravari është pjesë e njërës nga ngjarjet më të rëndësishme politike dhe ideologjike në nivel global – Konferencën e CPAC (Conservative Political Action Conference) në Uashington D.C., organizuar nga një nga lëvizjet më të fuqishme për lirinë individuale dhe vlerat konservatore në SHBA dhe botë: CPAC Freedom First Movement.
Në kuadër të pjesëmarrjes së tij, Taravari zhvilloi takim me Mercedes Schlapp, komentatore e njohur amerikane dhe ish-Drejtore për Komunikimet Strategjike në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Trump.
Schlapp është një prej zërave më me ndikim në fushën e komunikimit politik konservator dhe një figurë kyçe në rrethet e politikës amerikane.
Në fokus të takimit mes Taravarit dhe Schlapp kanë qenë tema lidhur me zhvillimet rajonale dhe kryesisht në RMV, por edhe forcimi i bashkëpunimit si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, lirisë dhe përfaqësimit të denjë të komuniteteve.
CPAC është shtëpia e mbledhjes më të madhe të “luftëtarëve të lirisë” në botë, që mbledh figura me ndikim nga politika, media, biznesi dhe aktivizmi. Pjesëmarrja e Taravarit në këtë forum është një dëshmi e pozicionimit të tij si një aktor me ambicie të qarta ndërkombëtare dhe si një përfaqësues serioz i shqiptarëve në skenën globale.(INA)