
Taravari nga Kërçova: Tetori është afër!
Aleanca për Shqiptarët dhe lideri i saj, Arben Taravari, pas takimit me banorët e Gostivarit, ka vazhduar turin me banorët e Kërçovës, raporton Flaka
Duke përmendur daljen nga qeveria dhe koalicioni VLEN, që sipas tij, ndodhi për shkak të dështimit për të realizuar premtimet elektorale të shqiptarët, por edhe margjinalizimin total të shqiptarëve nga qeveria me VMRO-DPMNE, Taravari tha se vendimi i ASH-së u kuptua drejtë nga shqiptarët, duke shtuar se në zgjedhjet e tetorit do të vuloset përkrahja e shqiptarëve.
”Tetori është afër”, tha Taravari nga Kërçova.
Taravari: Viti me ndikimin më të madh serb në këto 35 vite, në Maqedoninë e Veriut
Gjatë fjalimit të tij, Taravari u fokusua në ndikimin serb në Maqedoninë e Veriut, veçanarisht në vitin e fundit me qeverisjen e VMRO-DPMNE.
Taravari përmendi edhe draft-rezoluta e Parlamentit Evropian, e bazuar në raportin e eurodeputetit austriak Tomas Waitz dhe i cili pritet të diskutohet më 8 korrik në Strasburg.
Taravari tha se drafti ngre akuza serioze për ndikimin destabilizues të konceptit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut.
Taravari nga Kërçova: BDI-zmi është sot në VLEN me në krye Izet Mexhitin dhe Adnan Azizin
Në fjalën e tij para kërçovarëve, Taravari ritheksoi që BDI-zmi dhe mentaliteti i vjetër i kësaj partie është në VLEN, duke apostrofuar Izet Mexhitin dhe Adnan Azizin si bartës së kësaj fryme destruktive.

Në këtë takim, Taravari shoqërohet nga një delegacion i lartë partiak.
