
Taravari: Niveli i gazetarisë pasqyrë e lirisë dhe emancipimit të një vendi
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Ditën Botërore e Lirisë së Mediave ka përshkruar me disa fjalë gjendjen e medias në vend. Ai thekson se niveli i gazetarisë është një tregues i qartë i lirisë dhe emancipimit të një shoqërie.
“Niveli i gazetarisë është një shenjë e qartë që tregon lirinë dhe emancipimin e një vendi,” shkruan Taravari.
Ai ka dënuar si shantazhin ndaj mediave, ashtu edhe keqpërdorimin e pozitës nga vetë mediat. Sipas tij, të dyja këto forma përbëjnë krim që duhet të dënohen gjithmonë.