
Taravari: Për Selën jo publikisht por as privatisht një gjysë fjalë të keqe se kam thënë
Arben Taravari, kreu i njërit grupacion të ASH, ka folur për raportet e tij me Ziadin Selën i cili udhëheqë grupacionin tjetër të ASH-së, informon “tetova1”.
“Unë për zotri Selën jo publikisht por as privatisht një gjysë fjalë të keqe se kam thënë, sepse dal vetë unë idiot.
As privatisht, askundi nuk kam thënë as gjysë fjale sepse vetë dal njeri joserioz pasiqë kam bashkëpunu 8-9 vjet, një prej shokëve më të afërt dhe tash të nisi të shaj të fyej-asnjëher!
Si e mendon ai nuk e di, ajo është puna e zotri Selës dhe aspak nuk më intereson. Ai është pjesë e Frontit Europian dhe unë ju uroj sa më shumë suksese të ketë”, ka deklaruar Taravari në intervistën për “ora24”.