
Taravari: Vdekja e Vedat Ademit në spitalin e Kumanovës, do të hetohet nëse ka pasur lëshime, gabimet po na marrin më të shtrenjtët tanë…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari është shprehur i prekur nga vdekja e të riut 32 vjeçar Vedat Ademi në spitalin e Kumanovës, ndërsa tha se ka udhëruar një ekip ekpertësh nga Ministria e shëndetsisë që të hetoj rastin.
“Në këto orë të trishta për të gjithë ne, një lajm i tmerrshëm më erdhi nga Kumanova. Një djalit të ri, i është ndërprerë jeta në kulmin e saj.
32 vjeçari quhej Vedat Ademi. Jam në front të tragjedisë së Koçanit dhe zemra më është copëtuar këto ditë dhe kjo e Vedatit ishte një goditje tjetër… I shpreh ngushëllimet e mia familjes!”, tha Taravari.
“Ndjej dhimbjen e babës së tij, që e ka çuar djalin me këmbët e veta në spital!
Kuptoj revoltën e tij ndaj mjekut që dyshon se ka bërë lëshim mjekësor!
Kam udhëruar një ekip ekpertësh nga Ministria e shëndetsisë që të gjykoj faktet dhe nëse kjo vërtetohet, kërkoj me insistim nga organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin Rreptësisht!
Pa asnjë lëshim sepse gabimet po na marrin më të shtrenjtët tanë…”, shkroi Taravari./ZYRTARE.net