
Tatuazhi i një kanaçeje Sprite i një burri bëhet viral për shkak të një gabimi qesharak
Tatuazhet ofrojnë një gamë të gjerë të shprehjes artistike, nga dizajnet e pazakonta deri tek ato të bukura, duke theksuar krijimtarinë e pakufishme.
Megjithatë, tatuazhi mbart rreziqe nëse nuk bëhet me kujdes.
Së fundmi, një burrë ndau gabimin e tij duke shkaktuar të qeshura tek përdoruesit, përcjell Telegrafi.
Ai shkroi: “Unë e dua tatuazhin time Spite”.
Posts from the shittytattoos
community on Reddit
Në tatuazhin e tij ka një ilustrim të thjeshtë të një kanaçeje Sprite me logon e gdhendur në qendër.
Por, drejtshkrimi është krejtësisht i gabuar.
Ky postim është bërë viral dhe është shoqëruar me komente dhe pëlqime të shumta. /Telegrafi/