Taylor Swift thyen rekord sërish me nominime në Grammy Awards 2025
AA
Taylor Swift ka vendosur një rekord të ri.
Përpara shpalljes së nominimeve për çmimet “Grammy 2025”, Akademia konfirmoi në një deklaratë se këngëtarja 35-vjeçare vendosi një rekord duke u bërë muzikantja e parë që merr shtatë nominime në kategorinë e ‘albumit të vitit’.
Taylor ka gjithsej 58 nominime në karrierën e saj, me 14 çmime të fituara.
Përveç kësaj, ylli u nominua për ‘albumin e vitit’ me “Red” në 2014 dhe “Evermore” në 2022, por asnjëri prej albumeve nuk fitoi çmimin prestigjioz.
Sëift nominohet në këtë kategori për të katërtin vit radhazi, për albumin “The Tortured Poets Department”. Me këtë nominim, ajo theu rekordin e saj të mëparshëm, e lidhur me këngëtaren Barbra Streisand, e cila kishte gjashtë nominime për ‘albumin e vitit’.
Përveç albumit të vitit, u nominua edhe në kategoritë për ‘videoklipin më të mirë’, ‘videoklipin e vitit’ dhe ‘këngën e vitit’ për “Fortnight” me Post Malone, si dhe për ‘performancën më të mirë’ të dyshes/grupit pop për bashkëpunimin me Gracie Abrams dhe për ‘albumin më të mirë’ me “The Tortured Poets Department”.
Për ‘albumin e vitit’ 2025 u nominuan edhe albumet e këngëtares Beyonce, Sabrina Carpenter, Jacob Collier, Billie Eilish dhe Chappell Roan.
Djali e bën për spital babanë, e godet
Një person në Gjilan është goditur me sëpatë nga djali i tij i mitur dhe është dërguar me urgjencë në
Ademi: Incidentet në futboll pasojë e mosndëshkimit dhe
Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar pas dy incidenteve të fundit në futbollin e vendit, duke i
“Rinia ka nevojë për ura konkrete bashkëpunimi”, deputetja
Deputetja e Partia Socialiste, Sara Mila, ka zhvilluar një vizitë pune në Prishtinë, ku u prit nga deputeti i opozitës