Tayna: Kam menduar të heq dorë shumë herë, por e dua muzikën – ky është vetëm fillimi
AA
Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, ka shumë vite që është pjesë e skenës muzikore.
Ajo këtë vit pati ulje dhe ngritje në karrierë për shkak të disa problemeve me ish-menaxhmentin e saj.
E së fundmi, bukuroshja nga Prizreni ka bërë një shkrim në rrjete sociale, duke reflektuar në gjithë gjërat që i kanë ndodhur.
“Unë jam prova se kur Zoti dëshiron që ti të fitosh, asgjë nuk mund të të ndalojë. Unë jam mirënjohës për të gjitha gjërat që më ka mësuar jeta dhe për rritjen që erdhi me të këto vitet e fundit”, u shpreh ajo.
Tutje, theksoi: “Dhe më besoni, kam menduar të heq dorë shumë herë, por e dua muzikën, e dua veten dhe i dua njerëzit që frymëzojnë. Nëna ime rriti një luftëtare. Ka qenë një udhëtim dhe të mendosh se ky është vetëm fillimi…”.
Ajo përgjatë kësaj kohe solli projekte të shumta që morën miliona klikime në YouTube.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) momentalisht po vazhdon karrierën si artiste e pavarur.
Freedom House: RMV vijon të mbetet vend “pjesërisht
Maqedonia mbetet vend “pjesërisht i lirë” këtë vit për sa i përket lirive civile dhe të drejtave politike, vlerëson raporti
Kush humb dhe kush fiton me luftën në
Profesori Universitar Mevludin Ibishi në emisionin “Debat në Shenja”, tha se SHBA-t edhe po të fiotjnë në Iran, janë në
Sulejmani: Strategjia e Trumpit synon prishjen e unitetit
Profesori Universitar Rizvan Sulejmani, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se qasja e Trumpit në politikën ndërkombëtare na duket irracionale