Të dielën do të ketë regjim të veçantë të trafikut në Shkup
Të dielën, më 5 prill 2026, duke filluar nga ora 10:00, në Shkup do të mbahet një garë rrugore e organizuar nga Lidhja e Sporteve të Shkupit.
MARKETING

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për shkak të zhvillimit të kësaj ngjarjeje do të vendoset një regjim i posaçëm i komunikacionit.
Trasa e garës do të nisë nga bulevardi “Ilinden”, pranë fontanës Lotus (pikënisje dhe përfundim), dhe do të vazhdojë drejt kryqëzimit me bulevardin “8 Shtatori”. Nga aty, pjesëmarrësit do të kthehen në mënyrë gjysmë-rrethore dhe do të rikthehen në drejtim të pikës së nisjes.
Autoritetet njoftojnë se Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor do të ndërmarrë masa për devijimin e qarkullimit në rrugët përreth.
Nga MPB u bëhet apel qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e policisë gjatë kohës së zhvillimit të garës.