AA
Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, për vrasjen e të cilës po akuzohet bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku mes tjerash ka rrëfyer edhe për gjendjen e fëmijëve pas krimit të rëndë, si dhe takimin me ta në Suedi.
Leonardi ka treguar edhe disa fjalë të njërit prej djemve.
“Fjalët e Dijarit janë këto:
Hajni e ka fut dorën dhe ja ka bë mamit bam.
Po ashtu tregojnë qartë se si Naim Murseli e mbajti për dore Liridonën në momentin e fundit të vrasjes. Gjithashtu, për përditësimin e të dhënave të tyre që e marr unë, fjalët e tyre janë po të këtij lloji.
Nga momenti që fëmijët kanë shku në Suedi, asnjëherë nuk kanë kërkuar takim me babin dhe gjitha thirrjet të cilat ja ka mundësu QPS me babin e tyre, ata nuk kanë pranuar asnjëherë.
E ka arritë deri aty, foto që i dërgojnë familjarëve ku janë bashkë Naimi me Liridonën, ata e shkëpusin me gërdhër Naimin nga fotografia.”, dëshmoi Leonardi.
Iniciatori i peticionit për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka njoftuar se ka zhvilluar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se evakuimi i shtetasve maqedonas nga vendet e Lindjes së
Përfaqësia e Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) në Maqedoninë e Veriut ka organizuar një program iftari në kryeqytetin Shkup, transmeton