Të premten VLEN në iftar te Kurti! – Çfarë pritet të ndodh?
Burime të TV21 bëjnë të ditur se liderët e koalicionit VLEN të premten do të shkojnë për iftar në Prishtinë, me ftes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në darkë pritet të marrin pjesë Arben Travari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku, por edhe Fatmir Limani.
Ende nuk dihet nëse me liderët do të udhëtojë edhe kreu i Kuvendit, Afrim Gashi.
Burimet thonë se në takim ka gjasa që të bisedohet për përforcimin e bashkëpunimit midis liderëve të VLEN-it, respektivisht krijimin e “VLEN 2.0”, më të bashkuar, por sipas të njëjtave burime, me Taravarin si kryetar.
Burimet thonë se takimi mund të marrë edhe kahja tjetër, gjegjësisht kjo mund të jetë darka e fundit e përbashkët mes liderëve të VLEN, para Kongresit të ASH-Taravari, ku pritet të merren vendime për atë se si do të garojë në zgjedhje lokale ASH-ja e Taravarit, që për dallim prej partive të tjera në VLEN, vlerëson se në zgjedhje partitë duhet të dalin veçmas./tv21.tv