
Të shtëna me armë zjarri në Shijak, plagoset 36-vjeçari, shpallet në kërkim durrsaku
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e kësaj të premte në qytetin e Shijakut. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 36-vjeçar, Enidor Dedja, ka mbetur i plagosur në këmbë. Menjëherë ai u dërgua në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia karritur të identifikojë autorin e kësaj ngjarje i cili dyshohet se është shtetasi Arbër Hoxha, 30 vjeç, banues në Durrës.
Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e këtij shtetasi. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.