“Të ulesh anash dhe të shkruash dëshira është lehtë”, Mexhiti: Ligji për përfaqësim të drejt është fitore për shqiptarët
Duke folur për Ligjin për përfaqësim të drejtë, kryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, tha se edhe ai, edhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në të kaluarën kanë patur mundësi ta zgjidhin këtë çështje dhe se nuk e kanë bërë, por se tani, pas 25 viteve do të ketë Ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat. Mexhiti këtë e tha në konferencë për media, duke u përgjigjur paralajmërimeve se Ziadin Sela do të propozoj ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat.
“Tani të ulesh anash dhe me shkrujt dëshira është lehtë. Por kur je në Qeveri duhet të negociosh me partnerin qeveritar të impnojsh zgjidhjet dhe ajo që është me rëndësi, është se pas 25 viteve për herë të parë kjo çështje zgjidhet me ligj”, tha Mexhiti.
Pas sjelljes së Ligjit, çdo funksionarë i cili do të shkel ligjin mund të sanksionohet.
“Kjo është fitore historike e shqiptarëve në Maqedoni dhe i ftoj të gjithë ta mbështesin ligjin ta tejkalojnë vetveten, të tejkalojnë zilinë dhe hilet dhe të gjithë ta mbështesin ligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat”, tha më tej Mexhiti.