Të vogla, por me vlera të çmuara: Pse është e rëndësishme të hani fara lini çdo ditë
Kur bëhet fjalë për shëndet të mirë, ekziston një ushqim që duhet të jetë patjetër në listë
Ka çmim të lirë dhe është jashtëzakonisht i mirë për organizmin dhe ç’është më e rëndësishmja, as nuk duhet të gatuhet.
Ky ushqim është fara liri dhe sipas ekspertëve, është aq afër një “super ushqimi”.
Studime të shumta kanë zbuluar se konsumimi i farave të linit ka një sërë përfitimesh, mes tyre përmirësimin e tretjes, shëndetin e mirë të zemrës, si dhe rrezikun e ulët të kancerit, obezitetit dhe diabetit. Ngrënia e farave të linit madje mund të lehtësojë simptomat e menopauzë, thonë mjekët.
Çfarë janë farat e linit?
Fara e linit janë pikërisht siç dëgjohet: farat e një bime me të njëjtin emër. Farat janë shumë të vogla, të ngjashme në madhësi dhe formë me farën e susamit dhe kanë ngjyrë kafe.
Cilat janë përfitimet shëndetësore të konsumimit të farave të linit?
Farat kanë fibra, antioksidantë, vitamina dhe minerale si tiamina dhe magnezi. Ato janë gjithashtu një nga burimet e pakta bimore të acideve yndyrore të pasura me omega-3, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Farat e linit për tretje
Aftësia e tyre magjike për të reduktuar kolesterolin dhe për të “rritur sekretimin e yndyrës” ndodh për shkak të një fibre xhelatinoze të tretshme që gjendet edhe te algat e detit dhe bishtajoret. Kjo fibër mund të rrisë ndjenjën e ngopjes dhe të ndihmojë në menaxhimin e peshës.
Kjo fibër do të thotë ndikim më i mirë në mikrobiomën e zorrëve. Kur fibrat hyjnë në organizëm ato përthithen nga bakteret e zorrëve, ndërsa efektet janë zvogëlim i rrezikut të kancerit të gjirit, vezoreve, endometriozës dhe zvogëlimi i simptomave të menopauzës. /Telegrafi/