
Tebas: Largimi i Realit në një ligë tjetër? Veç mashtrim asgjë tjetër
Largimi i mundshëm i Real Madridit nga kampionati spanjoll prej ditësh është kthyer në një çështje kryesore. “Los Blankos” janë të pakënaqur nga abitrimi, të cilin, sipas tyre, shpeshherë e kanë patur kundër.
Rreth kësaj teme ka dhënë mendimin e tij, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Havier Tebas.
“Është një mashtrim. Është e pamundur dhe ata vetë e dinë këtë. Ekziston një ligj sporti që thotë se klubet spanjolle janë të detyruara të luajnë garat kombëtare. Kërcënimi i tyre përdoret për të riafirmuar strategjinë që po ndjekin. Në cilën ligë do të shkojnë?!”, deklaroi Tebas.