
Telashe për Guardiolën, lëndohet edhe mbrojtësi zviceran
Mbrojtësi i Kombëtares së Zvicrës, Manuel Akanxhi pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Real Madridit. Akanxhi u lëndua në ndeshjen e parë në “Etihad” dhe për shkak të një lëndimi muskolar ai s’do jetë i gatshëm as në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen kthyese.
Lojtari zvicran humb edhe ndeshjen e Premier Ligës, ku Man. Siti e pret Njukasëllin në shtëpi të shtunën nga ora 16:00.
Të mërkuren, Man. Siti udhëton në Spanjë për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit. Kjo e fundit fitoi në Angli me shifrat 2:3./Indeksonline/