
Telashe për Silvinjo, veç Rej Manaj i dispunueshëm në sulm?
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo, pritet që gjatë këtyre ditëve të bëjë të ditur listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombëve. Por, trajneri brazilian pritet të ketë probleme në fazën e sulmit. Për momentin, vetëm Rey Manaj është i disponueshëm për lojë.
Armando Broja është i lënduar, pasi edhe dështoi në testet mjekësore tek Ipsuiç Taun dhe Sokol Cikalleshi që tashmë është pensionuar nga fanella “kuqezi”. Nga ana tjetër, Mirlind Daku është i pezulluar nga UEFA-ja për gjestin e tij të pahijshëm në “Euro 2024”.
Për dy ndeshjet e Ligës së Komebev, ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, Silvinjo mund të ftojë futbollistë të rinj, për t’i mbuluar mungesat që do t’i ketë. Disa nga emrat që mund të ftohen për këto dy ndeshje në fazën e sulmit janë: Myrto Uzuni dhe Marvin Çuni. /Indeksonline/