
Tenistët “big” avancojnë më tej, fitojnë Siner, Alkaraz, Sviatek e Cicipas
Janë mbyllur takimet e raundit të tretë në Grand Slamin e “Roland Garros”-it. Te meshkujt, numri 2 në botë, italiani Janik Sinner, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj Korentin Moutet (2-6, 6-3, 6-2, 6-1). Fitore me përmbysje edhe për grekun Stefanos Cicipas, që mundi 3-1 italianin Mateo Arnaldi dhe avancon më tej.
Pa probleme fiton spanjolli Karlos Alkaraz, numri 3 në botë, që mundi 3-0 Feliks Auger Aliassime, duke siguruar një biletë për në raundin e katërt. I fundit që avancon më tej është bullgari Grigor Dimitrov, që mposhti 3-0 hungarezin Hubert Hurkaç.
Te femrat, fitore për polaken Iga Sviatek, numrin 1 në botë, që mundi 2-0 (6-0, 6-0) Anastasia Potapova. Po 2-0 fiton edhe tenistja e re amerikane Koko Gauf, që mposhti Elisabetta Koçiarteto. Në ndeshjet e tjera për femrat, fitore për tunizianen Ons Zhaber, që mundi 2-0 Klara Tauson. Në raundin e katërt shkon edhe çekja Marketa Vondrousova, që mundi Olga Daniloviç.