Teo Hernandez duhet të reflektojë ndaj Brizhit në Ligën e Kampionëve
Teo Hernandez sërish është në qendër të vëmendjes. Jo më larg se fundjavën e kaluar, menaxheri i Teos deklaroi se kishte 4 muaj pa folur me dikë nga klubi për rinovimin që nuk është aspak temë aktuale te Milani. Akoma më i pavërtetë fakti se lojtari kërkon 8 milionë euro, një shifër që dukshëm e nxjerr keq te dashamirësit kuqezi.
Kartoni i kuq i Firences dhe penalltia “e vjedhur” e më pas e humbur, thellon hendekun mes mëngjarashit dhe Milanit, ndaj do të duhet një kthesë e shpejtë. Pa mundur në kampionat ku do të mungojë për dy ndeshje, Hernandez do të duhet të japë përgjigjet e tij në fushë, ndaj Brizhit në Ligën e Kampionëve. Ky të paktën duket të jetë ultimatumi që futbollisti ka marrë së fundmi.
Hernandez nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet kundër Udinezes dhe Bolonjës. Francezi do të jetë kështu i freskët dhe i disponueshëm për ndeshjen kundër Brizhit të martën e ardhshme në Ligën e Kampionëve.
Në Serie A, megjithatë, trajneri portugez do të duhet të gjejë kundërmasa dhe të kuptojë se si të zëvendësojë numrin 19. Ai ka tre zgjidhje. Është Terraçiano dhe Fonseka mund të gjejë zgjidhje tek ekipi U-23 ku njërit mes Aleks Himenez dhe Davide Bartezagit mund t’i jepet hapësirë.