Teo Hernandez largohet nga Milani, dy klube janë gati për ta afruar
Teo Hernandez është futur në vitin e gjashtë te Milani, por duket se ky do të jetë viti i fundit. Mbrojtësi i majtë francez ka pasur çdo vit ngritje në karrierë, por duket se është gati për të bërë një lëvizje në fund të sezonit.
“Calciomercato “ka raportuar se anësori francez nuk dëshiron të vazhdoj kontratën e cila i skadon në verën e vitit 2026. 27-vjeçari fiton vetëm katër milionë euro në sezon dhe kërkesat e tij për një pagë mbi tetë milionë neto nuk mund të plotësohen nga “Rossonerët”.
Kjo ka bërë që Teo Hernandez të mendoj largimin dhe tanimë dy top klube evropiane janë në garë për të. Paris Sen Zhermeni dhe Bajern Munihu janë të gatshme t’ia plotësojnë kërkesat financiare lojtarit dhe duan transferimin e tij. Milani është i hapur ta shes yllin e skuadrës nëse vije një ofertë mbi 60 milionë euro.