
Testimi i specializantëve/ Taravari: Në këtë konkurs përfshihen edhe specializime të rëndësishme dhe deficitare
Vazhdon testimi për specializantët në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë – përfshihen profile deficitare
Tetovë, 5 maj 2025 – Në Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë, sot u zhvillua faza e radhës e testimit për specializantët, ku morën pjesë gjithsej 57 kandidatë nga spitalet e Tetovës dhe Gostivarit.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale tha se e gëzon fakti që në këtë konkurs përfshihen edhe specializime të rëndësishme dhe deficitare si Radiologjia, Pediatria dhe Gjinekologjia.
“Këto specializime janë thelbësore për përmirësimin e shërbimeve mjekësore në rajon dhe për plotësimin e mungesave të theksuara në sistemin shëndetësor,” theksoi Taravari.
Procesi i testimit vazhdon në kuadër të angazhimeve për forcimin e kapaciteteve profesionale në institucionet shëndetësore publike të vendit.