Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
Ditë për ditë në Tetovë po punohet. Rrugë të asfaltuara, ndërtim kanalizimesh, zgjidhje të shumë problemeve, prishje të ndërtimeve ilegale e bën Bilall Kasamin, kryetarin e Komunës së Tetovës njeriun më të dashur në këtë qytet. Kasami po thyen çdo rekord shikueshmërie në rrjetet sociale me plasimin e videove të punëve të tija.
Bilall Kasami, po merr përkrahje dhe po lavëdrohet nga çdo banorë, i ri e i moshuar, grua e burrë, shqiptarë e maqedon sepse zhvillimin që po e bën ai për Tetovën nuk do koment. Shumë qytetarë e cilësojnë atë si mbret, si një njeri të ndryshimit, si një yll që po shëndrrit në Tetovë dhe rrethinë.
Kasami po mirëpritet gjithandej, me buzëqeshje dhe me përplot lavde duke e uruar atë që nesër të jetë kryeministër ose president.